Pas disa muajsh me radhë në rënie, ndërtuesit parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve të apartamenteve. Gjatë muajit shkurt bizneset e ndërtimit shënuan rritje në nivelin e porosive për apartamente si dhe në fitimet nga aktiviteti i tyre tregtar. Treguesi i ndjesisë ekonomike i Bankës së Shqipërisë zbulon se bizneset e ndërtimit janë më optimiste me 6.2 për qind. Ky nivel mbetet ndjeshëm mbi mesataren historike. Në përllogaritjet e Bankës së Shqipërisë, optimistë shfaqen edhe bizneset që operojnë në tregti, të cilat vlerësuan me rritje ecurinë aktuale të biznesit të tyre.