Ndërtuesit parashikojnë rënie si të punësimit, ashtu edhe të çmimeve në këtë sektor. Sipas anketës së Bankës së Shqipërisë mbi treguesit e besimit në ekonomi, përgjithësisht ndërtuesit mbetën optimist në muajin prill për shkak të rritjes së nivelit të porosive. Por, ata ishin më pesimistë sa u takon shitjeve dhe punësimit në të ardhmen.