Çdokush që ka ndërtuar pa leje me qëllim përfitimi apo biznesi, tashmë nuk do t’i shembet ndërtimi i kryer, por ai do ti konfiskohet dhe do ti kalojë shtetit. Lajmi është dhënë nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila u shpreh se lidhur me këtë vendim të qeverisë, ndërtuesit, shkelës të ligjit, do të kenë 3 mundësi zgjedhje.