Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare themeluesi, ish kryetari i parë i Partisë Socialiste dhe ish Kryeministri Fatos Nano. Nano ka ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë, ku ishte shtruar prej datës 8 tetor pas problemeve kronike respiratore. Ai mbahet mend si arkitekti jo vetëm i transformimit të Partisë së Punës në Parti Socialiste, por edhe si njeriu që e ngriti këtë forcë politike duke e risjellë në pushtet pas trazirave të vitit 1997, ku gjeti një ‘tokë të djegur’.
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						