Kamerat e sigurisë kanë zbardhur shkakun e një shpërthimi të ndodhur paraditen e së hënës në lagjen “Manush Alimani” në Shkodër, rreth orës 10:10, në hyrjen e një pallati, ku humbi jetën një banor i pallatit, shtetasi Hysni Imeri, 67 vjeç. 67 vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.