Ka ndërruar jetë mëngjesin e së të dielës 16 vjeçari Flavio Osmani, një nga të plagosurit nga aksidenti i djeshëm në Sukth ku u përfshinë 2 automjete. Adoleshenti që ka humbur jetën në spital pas plagëve të marra mësohet se ishte edhe drejtuessi i njërit prej m,jeteve të aksidentuara. mësohet se i mituri Flavio Osmani, djali i Rrapo Osmanit, kryetarit të Njësisë Administrative Sukth, pjesë e Partisë Socialiste. Mjeti më të cilëin ai udhëtonte u përplas me një mjet tjetër dhe më pas me një shtyllë në anë të rrugës. I mituri 16-vjeçar, i cili po udhëtonte pa patentë ndërroi jetë pas disa orësh në spital prej plagëve të marra.