48 vjecarja Shpresa Cani nga fshati Çanakaj i Njësisë Fiershegan ndërroi jetë këtë të enjte në ambientet e brendshme të Bashkisë Lushnje. Cani që prej vitit 2007, sipas deklartës zyrtare të Bashkisë, merrte pension invalideti, një pagesë mujore me vlerë prej 11 mijë e 915 lekë të reja, pasi ishte e diagnostikuar me Drepanocitoze Hemozigote (semundje gjaku).