SPAK konfirmon se ka marrë njoftim nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ku i komunikohet ndërprerja e programeve të financuara nga SHBA. Përmes një deklarate, struktura e posaçme thotë se ndërpreja e këtyre fondeve nuk cenon punën e saj, pasi financohet nga buxheti i shtetit për të funksionuar. Por, ato që cenohen nga vendimi i Donald Trump janë programet dhe projektet e trajnimit dhe ndihmës për Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, që realizohen përmes misioneve të OPDAT, ICITAP, DEA-s e deri edhe nga FBI.