Drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar morën pjesë në një ceremoni përkujtimore për Dëshmorët e Atdheut, organizuar mëngjesin e të premtes, me rastin e 5 Majit, te Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet. Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryetarja e kuvendit, Lindita NIkolla dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishin ndër personalitetet e vendit, që morën pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Dëshmorëve. Nën tingujt e muzikës ceremoniale të luajtur nga banda e ushtrisë, drejtuesit më të lartë të vendit vunë kurora me lule, teksa në ceremony morën pjesë edhe familjarë të shumtë të Dëshmorëve të Atdheut.