Edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe drejtues të tjerë të kësaj force politike kanë zhvilluar homazhe në varrezat e dëshmorëve të Kombit, në ditën 76 vjetorit të çlirimit të vendit. Kyemadhi tha se përkujtimi i i të rënëve është më e pakta që mund të behet në këtë ditë. Ajo e vuri theksin në atë se politika nuk duhet tashmë të përsërisë gabimet e së kaluarës dhe se duhet t’i jepet fund një herë e mirë tranzicionit të zgjatur në vend.