Top News – Ndërhyrje ushtarake amerikane në Meksikë / Presidentja shuan frikën pasi refuzoi Trumpin
06/05/2025 12:23

Një këmbim i ashpër deklaratash gjatë fundjavës ka rritur shqetësimet në Meksikë se Donald Trump mund të tentojë të dërgojë një prani ushtarake amerikane në territorin e fqinjit jugor për të luftuar trafikun e drogës. Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, u përpoq të qetësonte situatën duke theksuar se komunikimi mes dy udhëheqësve kishte qenë "shumë i mirë" deri më tani. Por episodi nënvizoi rrugën e vështirë që Sheinbaum po ndjek, ndërsa përpiqet të qetësojë Trumpin dhe të mbrojë marrëdhëniet tregtare SHBA-Meksikë, duke mbrojtur gjithashtu sovranitetin meksikan. Të shtunën, Sheinbaum zbuloi se kishte refuzuar një ofertë nga Trump gjatë një telefonate javën e kaluar për të dërguar trupa amerikane në Meksikë për të ndihmuar në luftën kundër trafikut të drogës. "I thashë, 'Jo, President Trump, territori ynë është i paprekshëm, sovraniteti ynë është i paprekshëm'", tha Sheinbaum, duke shtuar se ndërsa të dy vendet mund të bashkëpunojnë, "ne kurrë nuk do ta pranojmë praninë e ushtrisë amerikane në territorin tonë". Trump konfirmoi të dielën se ia kishte bërë ofertën Sheinbaum, sepse kartelet "janë të tmerrshme dhe kanë vrarë shumë njerëz, kanë bërë pasuri duke shitur drogë dhe duke shkatërruar popullin amerikan. Presidentja e Meksikës është një grua e mrekullueshme, por ajo ka aq shumë frikë nga kartelet saqë nuk mund të mendojë kthjellët", shtoi Trump. Pavarësisht shkëmbimit gjatë fundjavës, marrëdhënia publike mes Trump dhe Sheinbaum ka qenë kryesisht e përzemërt, me shumë që e vlerësojnë performancën e Sheinbaum mes udhëheqësve të tjerë botërorë që janë përplasur me presidentin amerikan. Marrëdhënia SHBA-Meksikë është komplekse dhe jashtëzakonisht e rëndësishme për të dy vendet, duke përfshirë tregtinë, emigracionin dhe sigurinë. Që kur u kthye në pushtet në janar, Trump ka vendosur skema të ndryshme tarifore që kanë rrezikuar marrëveshjen e tregtisë së lirë mes dy vendeve dhe gati triliona dollarët e tregtisë në vit që këmbehen mes tyre. Trump i lidhi drejtpërdrejt disa nga këto tarifa me uljen e hyrjes së emigrantëve pa dokumente dhe fentanilit nga kufiri meksikan dhe kabineti i Sheinbaum është angazhuar në përpjekje të mëdha diplomatike për ta bindur atë t'i tërheqë ato.

Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56