Pas paralajmërimit të Ulsi Manjës se sistemi i drejtësisë ka nevojë për rregullime, Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike nuk bashkëpunon në asnjë moment për ndërhyrje në gjyqësor. Gjatë konferencës për shtyp, Berisha u ndal edhe tek beteja kushtetuese mes qeverisë dhe magjistratëve sa i takon pagave. Partia Demokratike nuk bëhet pjesë në mënyrë absolute e asnjë ndërhyrje. Edhe radhën e kaluar dhe theksova, dhe tani. Gjykatësit dhe prokurorët e vendit kanë të drejtë 100% të pretendojnë një piramidë rrogash në frymën e Kushtetutës dhe ligjeve. Kanë të drejtë të refuzojnë një piramidë rrogash e cila është ndërtuar totalisht mbi baza, qëllimesh të zeza politike. Edi Rama për të ndërsyer një grup mercenarësh kundër opozitës, u vuri atyre rrogat më të larta në Europë, rroga që nuk ekzistojnë, në vendin me rrogat më të ulëta të tjera, në Europë.”