Zgjerimi i punimeve për realizimin e portit turistik të Durrësit, po kufizon dita-ditës kapacitetet përpunuese të portit aktual tregtar në këtë qytet. Që prej të mërkurës, autoritetet njoftojnë se janë kufizuar hyrje-daljet në portin më të madh tregtar të vendit, një masë që pritet të ndikojë drejpërdrejt në qarkullimin dhe përpunimin e mjeteve dhe të mallrave.