Nisen drejt Tiranës qytetarë fierakẽ për t’iu bashkuar homazheve në Pallatin e Kongreseve , në nderim të figurës së ish-kryeministrit Fatos Nano i cili do të përcillet këtë të dielë për në banesën e fundit. Në respekt të tij bashkia Fier ka vënë në dispozicion dy autobusë të cilët u nisën në orën 7 :00 të mëngjesit.