Të nominuarit për çmimet Oscar të këtij viti janë njoftuar se nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në këtë ceremoni përmes aplikacionit Zoom. Në një letër dërguar të nominuarve, producentët e ceremonisë kanë thënë se kanë “punuar shumë për të garantuar një natë të sigurt dhe të kënaqshme për të gjithë, me prezencë fizike”.