Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha vendet e hapura ku mund të hyjnë fëmijët, duke përfshirë plazhet, parqet dhe stacionet e autobusëve. E njohur si një vend ku duhanpirësit rrinë duke pirë cigare nëpër kafene ose duke shëtitur nëpër rrugët me kalldrëm, Franca ka shtrënguar gjithnjë e më shumë kufizimet për përdorimin e duhanit në hapësirat publike vitet e fundit.