Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se deri tani ka ndaluar importin e derrave nga 19 shtete të Europës dhe rajonit për shkak të përhapjes së virusit ASF apo siç njihet ndryshe murtaja afrikane e derrave. Po ashtu, Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar bllokimin e importit të shpendëve për 12 shtete të tjera për shkak të përhapjes së influencës aviare.