Mikja e madhe e Shqipërisë, ish-kryeministrja e Turqisë, Tansu Çiller, la të hapur mundësinë për tu rikthyer në politikë pas gati dy dekadash. Çiller ka qënë kryeministre e Turqisë në vitin 1997 ku gjatë krizës në Shqipëri i dha ultimatum qeverisë greke që të mos fuste trupa në vendin tonë, kjo pasi anijet greke tentuan të futeshin në gjirin e Sarandës por pas kërkesës së Turqisë u tërhoqën. Ajo paralajmëroi qeverinë greke se nëse fuste trupa në tokën shqiptare,Turqia do të conte tanke në Athinë.