Gjermania I bëri thirrje Bashkimit Europian që të vendosë disa sanksione të ashpra ndaj përgjegjësve të shtypjes brutale të protestave antiqeveritare në Iran. Konkretisht, Ministria e Jashtme Gjermane kërkon nga blloku vendim për t’u ndaluar hyrjen në vendet anëtare si dhe ngrirjen e pronave apo pasurive të përgjegjësve në Iran.