Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare në Helsinki, njoftoi Presidenca finlandeze. Ahtisaari ka qenë i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar për organizimin e negociatave të procesit të statusit të Kosovës. Mbi planin që ai hartoi, u shpall edhe pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008.