GJKKO ka shpallur moskompetencë për pesë ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit, të cilët kërkuan gjykim të zakonshëm si dhe të ndahej çështja nga Vangjush Dako. Ka qenë gjyqtarja Elsa Ulliri e cila ka marrë vendimin për tëe kaluar dosjen e ish-zyrtarëve në Gjykatën e Durrësit, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjen ndaj tyre. Sakaq vijon të shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme dosja e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulkut.