Mbrëmjen e së martës në “Big Brother VIP” Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë folur në lidhje me krisjen në marrëdhënien e tyre. Këngëtarja e njohur u shpreh se aktori i humorit nuk i jep më vëmendje si në fillim, ndërsa ky i fundit e quajti "fëmijë". Pas përfundimit të spektaklit, ata kanë biseduar me njëri-tjetrin pikërisht për romancën e tyre. Donaldi i ka kërkuar ta shikojnë lidhjen e tyre kur të dalin jashtë, ndërsa brenda shtëpisë të qëndrojnë të vetëm.