Gjykatat ruse kanë ndërprenë shtatë seanca gjyqësore për liderin e burgosur të opozitës Alexei Navalny derisa të përcaktohet vendndodhja e tij. Avokatët e tij kanë ngritur më tej shqetësimet se kritiku i Kremlinit mund të mbytet apo edhe të vritet. Navalny, i cili është dënuar me gati tre dekada burg, u zhduk nga një burg në rajonin e Vladimir pranë Moskës javën e kaluar, dhe dyshohej se mbahet në rregjimin më të ashpër të burgjeve të Rusisë prej vitesh.