Kritiku i Kremlinit dhe ish-lideri i opozitës në Rusi, Alexei Navalny, ka përdorur rrjetet sociale për të komunikuar me mbështetësit e tij dhe për t’i qetësuar ata në lidhje me shëndetin e tij. Navalny reagoi për herë të parë që prej 6 dhjetorit, kur autoritetet ruse kshin vendosur ta transferonin nga një burg pranë Moskës, në një tjetër në Siberi, në një udhëtim të gjatë dhe të mundimshëm.