Nuk është krejtësisht e pazakontë që dy linja ajrore rivale të shpallin fluturime konkurruese në të njëjtin destinacion dhe pothuajse në të njëjtën kohë. Industria e aviacionit është rikthyer fuqishëm nga pandemia dhe, ndërsa numri i pasagjerëve rikthehet drejt vendit ku ishin përpara se bota të izolohej në fillim të vitit 2020, nisjet e rrugëve të reja janë një dukuri relativisht e rregullt. E pazakontë është që destinacioni në fjalë të jetë Tirana. E megjithatë, çuditërisht, dy herë në javën e fundit, kompanitë me kosto të ulët kanë shpallur ambiciet për fluturime të shpeshta nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë.