NATO konfirmoi të martën emërimin e diplomatit spanjoll Javier Colomina si i dërguari i ri i aleancës ushtarake i ngarkuar me koordinimin e veprimeve në krahun e saj jugor, një veprim që ka shkaktuar zemërim në Itali. Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se ka tradhtuar Romën duke mos emëruar një italian në postin e krijuar këtë muaj me kërkesë të kryeministres italiane Giorgia Meloni.