Top News/ NATO vendos sot për Kosovën / Kërkohët statusi i vendit të asociuar, Serbia kundër
27/05/2024 12:06

Asambleja Parlamentare e NATO-s, që është mbledhur në Sofie të Bullgarisë, vendos gjatë ditës për avancimin e statusit të Kosovës nga vend vëzhgues në vend anëtar të asociuar të kësaj organizate. Megjithë kundërshtimin e Serbisë çështja e avancimit të statusit të Kosovës në NATO, është futur në agjendën e organizatës. Zyrtarisht njoftohet se deputetët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ndër të tjera "do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe të Kuvendit të Kosovës për t'u bërë delegacione të anëtarëve të asociuar”. "Sfidat e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor do të trajtohen, ashtu si edhe strategjitë për mbështetjen e partnerëve në rrezik dhe për rritjen e angazhimit me Jugun Global”, thuhet në komunikatën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Që në mars të këtij viti Komisioni i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka miratuar avancimin e statusit të Kosovës në aleancë, ndërsa sot votohet përfundimisht. Delegacioni i Parlamentit të Serbisë që kryesohet nga kryeparlamentarja serbe, Ana Bërnabic, përmes një letre kërkoi që Kosovës të mos i jepet statusi i anëtarit të asociuar. Edhe Instituti Ndërkombëtar për Siguri në Serbi i ka bërë thirrje Asamblesë së NATO-s që mos ta avancojë statusin e Kosovës në këtë organizatë, duke argumentuar se "do të ishte e dëmshme si për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ashtu edhe për proceset e stabilizimit dhe integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”. "Nëntë anëtarët aktualë të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s janë nga vende të pavarura dhe të njohura ndërkombëtarisht dhe dhënia e të njëjtit status Kuvendit të Kosovës do të ishte një precedent i rrezikshëm”, thotë Instituti Ndërkombëtar për Siguri me seli në Serbi. Asambleja Parlamentare e NATO-s, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. Asambleja Parlamentare e NATO-s, përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s. Aktualisht anëtare të asociuara në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, janë nëntë vende në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Top Channel/ Ura e re mbi Ibër, lidh dy pjesët e Mitrovicës. Reagon BE: S’jemi të përfshirë
01/07 12:52
Top News- Sulmi terrorist në Banjskë/ Komandanti i KFOR- autorët të dalin para drejtësisë
01/07 12:21
Top Channel/ Kosovë, zvarritja me “plan”! Ekspertët: Kushtetuesja të sqarojë garën
30/06 20:03
Top News- Kosova ndalon importin e gjedhëve nga Italia/ Shfaqet sëmundje virale e lëkurës
30/06 16:47
Top News- Kosova ndalon importin e gjedhëve nga Italia/ Shfaqet sëmundje virale e lëkurës
30/06 16:45
Top News- Kurti i hapur për takime me opozitën/‘Kam ofruar dy kompromise për zhbllokimin e Kuvendit’
30/06 14:52
Top News- Aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte/ Dyshohet se vr*në 2 civilë e torturuan të tjerë
30/06 12:36
Top News- Pa konstituim, nuk ka pushime! Deputetët e Kosovës duhet të kthehen në Kuvend çdo 48 orë
30/06 10:11
Top Channel/ Kosovë, kriza vazhdon! Dështon seanca e 39-të, opozita kundërshton propozimin e LVV
29/06 15:10
Top Channel/ Gazetarja kap “mat” Kurtin! Kryeministri: Gjeni një vend ku partia e parë ishte…
29/06 15:08
Top Channel/ ‘Kriza’ vijon në Kosovë, deputetët u bien tavolinave
29/06 12:22
Top Channel/ Kurti s’arrin dakordësinë me partitë politike. Bllokada institucionale vijon në Kosovë
28/06 22:56
Top News – Çfarë tha Gjykata Kushtetuese? Kurti, PDK e LDK, interpretime të ndryshme të vendimit
28/06 21:36
Top Channel/ Festa e Vidovdanit! Policia e Kosovës ndalon serbët me simbole shoviniste
28/06 19:44
Top Channel/ Mbi dy orë takim! Asnjë rezultat nga bisedimet e Kurtit me partitë
28/06 19:42
Top Channel/ “Kosova është Serbi”/ Festa e Vidovdanit, serbët nisin tubimin në Gazimestan
28/06 14:19
Top Channel/ Festa e Vidovdanit, policia pengon serbët të hyjnë me flamuj në Gazimestan
28/06 13:55
Top News – ‘Vidovdani’, hiqen flamujt serb përpara futjes në rrënojat e ‘Gazimestanit’
28/06 13:24
Top News- Ngërçi drejt zgjidhjes! / Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, partitë mblidhen të shtunën
27/06 13:11
Top Channel/ Ultimatumi i Kushtetueses, Gjykata: Konstituimi brenda 30 ditëve. Mblidhen deputetët
27/06 12:53