Zëvendës sekretari i NATO-s, gjeneral Mircea Geoana vizitoi të enjten Prishtinën ku u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai vizitoi edhe misionin paqeruajtës të KFOR-it. Gjatë vizitës së tij zyrtare, Geoana denoncoi "luftën e palogjikshme dhe brutale" të Rusisë në Ukrainë dhe "ndikimin e saj agresiv dhe keqdashës mbi Ballkanin Perëndimor", ndonëse sipas tij rajoni ynë nuk përballet me asnjë rrezik të afërt.