Luftanija më e madhe britanike, HMS Princi i Uellsit, po udhëheq flotën e NATO-s ndërsa aleanca ushtarake po vazhdon stërvitjen e saj më të madhe të përbashkët në dekada. Aeroplanmbajtësja e Marinës Mbretërore, që kushton 3.5 miliardë paund, udhëhoqi 14 luftanije të tjera në formacion, për në stërvitjen në Detin e Veriut në kuadër të Nordic Response 2024, që synon të përforcojë aftësitë e aleancës për të siguruar kufijtë veriorë të evropës.