Top News/ NATO të rrëzojë raketat ruse mbi Ukrainë / Ish sekretari i NATO-s: Siç ndodhi me Izraelin
16/05/2024 15:05

Vendet anëtare të NATO-s duhet të përdorin mbrojtjen ajrore në Evropën Lindore për të rrëzuar raketat dhe dronët rusë që synojnë Ukrainën, tha ish-shefi i NATO-s. Anders Fogh Rasmussen, shef i aleancës mes viteve 2009-2014, tha se raketat nga vendet fqinje të NATO-s si Polonia dhe Rumania do mund të zmbrapsnin sulmet ajrore ruse drejt Ukrainës. Siç raportohet, disa vende anëtare të aleancës si SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca, kanë vendosur aeroplanë luftarakë për të përforcuar mbrojtjen ajrore të Izraelit të rrëzojë dronët dhe raketat iraniane. Andaj, sipas Rasmussen, aleanca ushtarake mund ta bëjë “saktësisht të njëjtën gjë” për të ndihmuar Ukrainën. Ai shkoi më tej duke sugjeruar se sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s mund të lidhen me ato të Ukrainës. Ish-sekretari shtoi se kjo përpjekje do ta mbronte Ukrainën, industrinë e saj të mbrojtjes, si dhe do të shmangte dërgimin e trupave të NATO-s në territoret ukrainase. Deri më tani shumica e anëtarëve të aleancës e kanë kundërshtuar dërgimin e trupave në Ukrainë dhe shënjestrimin e sulmeve ajrore ruse nga territori i tyre. Në vend të kësaj, aleatët e Ukrainës i kanë dërguar asaj gati 118 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, duke përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore ATACMS. Madje, Pentagoni është deklaruar se “do të nxitojë” në dërgimin e sistemit raketor Patriot në Ukrainë, si pjesë e paketës së fundit ushtarake. E ndërsa disa vende po dërgojnë municion në Ukrainë, të tjera po refuzojnë duke thënë se u duhen për të mbrojtur hapësirën e tyre ajrore

Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00