Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dhënë një mesazh të qartë për Kosovën dhe Serbinë: Jo retorika që cojnë në përshkallëzim, ulni tensionet! Në një intervistë për televizionin francez France 24, Stoltenberg është ndalur tek tensionet në veri të Kosovës dhe tha se aleanca është shumë e fokusuar në rajon.