Delegacioni serb nuk mori pjesë në seancën e 70-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila u mbajt të hënën në Montreal, për shkak se nuk iu dhanë viza kanadeze deputetëve serbë. Arsyeja zyrtare e refuzimit nuk është dhënë ende. Serbia është I vetmi shtet në rajon që nuk dëshiron të anëtarësohet në Aleancë, por nuk heq dorë nga qëndrimi se nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.