Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana tha të shtunën se forcat e KFOR-it janë të gatshme të ndërhyjnë nëse rrezikohet qëndrueshmëria në veriun e Kosovës. Komentet pasojnë vendimin e përfaqësuesve politike të serbëve në Kosovë për t'u larguar nga të gjitha institucionet e vendit.