NATO ka reaguar pas marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, duke njoftuar se trupat e KFOR do të sigurohen që të dyja palët të respektojnë paktin e nënshkruar në Bruksel. Në një deklaratë për media, zëdhënësja Oana Lungescu tha se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, “do të luajë një rol themelor, për të siguruar zbatimin efektiv” të marrëveshjes si dhe do të monitorojë nga afët situatën në Veri.