Deti i zi nuk do të bëhet kurrë një det i NATO-s. Kështu tha në një konferencë për shtyp zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar deklaratat e ministrit të jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba. “Deti i Zi, nuk do të jetë kurrë një det i NATO-s. Është i përbashkët mes gjithë vendeve që lagen prej tij. Duhet të jetë një det bashkëpunimi, ndërveprimi dhe sigurie”, tha Peskov. Vec të tjerash, duke komentuar ftesën e Kulebës për të demilitarizuar detin e zi, zëdhënësi i Putinit ka pohuar edhe se NATO dhe demilitarizimi janë dy koncepte që përjashtojnë njëri tjetrin.