Nato do bëjë një hap prapa në samitin e Vilniusit në korrik, me liderët që do të miratojnë mijëra faqe plane ushtarake sekrete që do të detajojnë për të parën herë që nga koha e luftës së ftohtë, se si aleanca do të reagojë ndaj një sulmi rus. Lëvizja përbën një zhvillim të jashtëzakonshëm pasi NATO nuk ka parë nevojën e hartimit të planeve të gjera të mbrojtjes për dekada ndërsa ka marrë pjesë në luftra të vogla në afganistan dhe irak dhe ndihej e sigurt se rusia post-sovjetike nuk përbënte më një kërcënim ekzistencial.