Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo gjë që mund t’i përshkallëzojë më tej tensionet mes tyre. Stoltenberg kërkoi nga dy vendet që t’i kthehen “menjëherë” dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.