Top News/ NATO, instruktorë ushtarakë në Ukrainë / NYT: SHBA dhe Evropa ‘më thellë’ në luftë
17/05/2024 12:05

Aleatët e NATO-s duket se po ecin drejt dërgimit të trupave në ukrainë për të trajnuar mbrojtësit e vendit, një lëvizje kjo që do të ishte një tjetër shkelje e vijës së mëparshme të kuqe dhe mund të tërheqë SHBA-në dhe evropën në luftë në mënyrë më të drejtpërdrejtë. Disa vende anëtare të NATO-s po diskutojnë mundësinë e dërgimit të instruktorëve ushtarakë ose kontraktorëve në Ukrainë për të trajnuar trupat e Kievit dhe për të ndihmuar në riparimin e pajisjeve, raporton Neë York Times. Ukraina u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të NATO-s që të ndihmojnë në trajnimin e 150,000 trupave, më afër vijës së frontit. Megjithatë, SHBA-të duken në mëdyshje, për shkak të rrezikut të sulmeve ndaj instruktorëve, cka edhe mund të cojë në aktivizimin e klauzolës së mbrojtjes kolektive të NATO-s. Disa zyrtarë sugjeruan vazhdimin e trajnimit të një numri të madh të rekrutëve ukrainas në Gjermani dhe Poloni, siç është bërë edhe më parë. Megjithatë, kjo qasje përfshin sfida të konsiderueshme logjistike në transportimin e një numri kaq të konsiderueshëm trupash. Disa vende të NATO-s, duke përfshirë Britaninë, Gjermaninë dhe Francën, po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së kontraktorëve të mbrojtjes në Ukrainë, ndërsa Shtëpia e Bardhë po rishikon qëndrimin e saj për ndalimin e kontraktorëve amerikanë të mbrojtjes që të veprojnë atje. Debati rreth trupave të NATO-s në Ukrainë u ndez nga komentet e bëra nga presidenti francez Emmanuel Macron në shkurt, kur ai foli për mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë nëse do të ishte e nevojshme. Ukraina ka mungesë trupash në front dhe kjo ka arritur një pikë kritike dhe pozicioni i saj në fushëbetejë, javët e fundit është përkeqësuar ndjeshëm ndërsa rusia ka përshpejtuar avancimin, duke përfituar edhe nga vonesat e mbërritjes së armëve amerikane. Si rezultat, zyrtarët ukrainas janë detyruar të kërkojnë ndihmë për trajnimin e 150 mijë rekrutëve të rinj, më afër vijës së frontit, për dislokim më të shpejtë të tyre. Sipas Ney York Times, deri më tani, SHBA ka thënë jo për këtë kërkesë, por gjenerali Charles Q. Braun, shef i shtabit të përgjithshëm, tha të enjten se një dislokim i trajnuesve të natos duket i paevitueshëm. “Ne me shumë gjasa do të bëjmë këtë, në një moment të caktuar”, tha ai.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52