Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përsëritur qëndrimin se misioni i KFOR-it është i gatshëm të ndërhyjë në Kosovë nëse “rrezikohet stabiliteti”. Këto deklarata ai i bëri gjatë një bisede me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me të cilin bisedoi lidhur me tensionet e fundit në veriun e Kosovës.