Top News/ NATO do t’i përgjigjet Koresë së Veriut / Blinken takon Rutten: Reagim i vendosur!
13/11/2024 12:23

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi se dislokimi i trupave të Koresë së Veriut përkrah forcave ruse, që luftojnë në kufirin ukrainas, kërkon “përgjigje të vendosur”. Blinken, tha se ka diskutuar me shefin e NATO-s, Mark Rutte, për faktin që forcat koreanoveriore janë “përfshirë në betejë, dhe tani, në luftime dhe kjo kërkon dhe do të ketë një përgjigje të vendosur”. Blinken u takua me Rutten në Bruksel, teksa administrata në largim e presidentit amerikan, Joe Biden, po tenton të çimentojë mbështetjen për Ukrainën, para se republikani Donald Trump të marrë detyrën e presidentit. Pas fitores në zgjedhjet presidenciale, Trump është zotuar se do të ndalë luftërat në Ukrainë dhe Lindje të Mesme. Gjatë adresimit për media, Rutte tha se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk duhet të lejohet që të jetë i suksesshëm në Ukrainë. Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Së fundi, inteligjenca e SHBA-së, ajo e Koresë së Jugut, e NATO-s dhe Ukrainës kanë konfirmuar se Koreja e Veriut ka dislokuar në Kursk të Rusisë trupa për ta ndihmuar Moskën në luftën kundër shtetit fqinj.

Top Channel/ Izraeli bombardon Libanin! Po shënjestron të gjitha pozicionet e Hezbollahut
09/03 15:38
Top News – Panik në Gjermani: Po na sulmon Irani!…por ishte një meteor, dëmtoi një shtëpi
09/03 15:19
Top News – ‘Përgjigje e Ftohtë’ në Arktik / NATO nis lojërat e luftës, përgatit civilët për konflikt
09/03 14:35
Top Channel/ NATO rrëzon tjetër raketë në Turqi, SHBA lajmëron amerikanet: Largohuni tani!
09/03 14:33
Top News – Putin uron Khamenein e ri për detyrën / ‘Do vazhdojë punën e të atit’, ofron mbështetje
09/03 14:25
Top News – Irani sulmon bazën ajrore turke të Inçirlikut ku SHBA mban armët bërthamore, ndërhyn NATO
09/03 14:25
Top Channel/ Bie meteori në Gjermani, njerëzit dalin të tmerruar nga shtëpitë!
09/03 14:21
Top News – Lideri i ri suprem i Iranit është plagosur / Djali i Ajatollahut Khamenei do të hakmerret
09/03 14:06
Top News – Irani ‘bën shoshë’ vendet e Gjirit / Sulm i madh gjatë natës, viktima në Bahrein
09/03 14:02
Top Channel/ Izraeli bombardon Libanin, po shënjestron të gjitha pozicionet e Hezbollahut
09/03 12:50
Top News – Dronë, raketa dhe stres… / ‘Nuk jemi pilotë ushtarakë’, qiej të rrezikshëm
09/03 12:43
Top News – Kartelet po aq të fuqishme sa shtetet / Të armatosura deri në dhëmbë, autostrada kokaine
09/03 12:41
Top News – Evropa armatoset deri në dhëmbë…Bëhet importuesja më e madhe e armëve në botë
09/03 12:00
Top News -‘Bindje deri në pikën e fundit të gjakut’ / Iran, djali i Ajatollahut të vrarë, lider i ri
09/03 11:59
Top News – Nafta në qiell, mbi 100 USD për fuçi / Lufta trondit botën, çmimi më i lartë nga 2022
09/03 11:58
Top News – Turqia ‘pushton’ Qipron / Dërgon F-16 dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në veri
09/03 11:58
Top Channel/ Trump: “Djali i Khameneit s`do ta ketë të gjatë”, Kina: “Mos e prekni, sepse…”!
09/03 11:56
Top Channel/ Lufta në Iran, valë e re emigracionin drejt Europës? Mblidhen ministrat e BE-së!
09/03 11:23
Top Channel/ Cmendet nafta, mbi 100 dollarë për fuçi-Trump: Cmim fare i vogël për paqen globale!
09/03 11:17
Top News – ‘Khamenei i ri nuk e ka të gjatë’. Trump i pakënaqur me liderin suprem të Iranit
09/03 10:29
DIGITALB DIGITALB