Në kulmin e frikës për një konflikt ushtarak në kufijtë e Evropës, NATO dhe SHBA janë duke blinduar ushtarakisht kufijtë lindorë të kontinentit duke dërguar më shumë trupa, anije dhe avionë luftarakë. Pjesa më e madhe e trupave ku janë vendosur forcat e NATO-s ndahen midis Ballkanit dhe Balltikut, duke e bërë rajonin pikë kyce për operacionet e aleancës në rast se Rusia pushton Ukrainën. Reuters shkruan në një analizë se rreth 3,500 trupa aleate dhe partnere operojnë në Kosovë si pjesë e forcës paqeruajtëse të KFOR-it të NATO-s, luajnë për momentin një rol të rëndësishëm.