Perëndimi po harton plane strategjike për të sulmuar Rusinë. Ishte ky pretendimi i tronditës i presidentit të Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko, i cili ka premtuar po ashtu të ndihmojë ushtarakisht Moskën në Ukrainë nëse do të jetë e nevojshme. Lukashenko tha se planet ushtarake për të sulmuar Rusinë janë duke u hartuar kohët e fundit nga aleanca perëndimore e NATO dhe se do të cojnë në një pëplasje të madhe Lindje-Perëndim. “Presidenti Putin dhe unë diskutuam gjatë për detajet e këtij sulmi. Dhe drejtimi kryesor i sulmit do të kalojë përmes Ukrainës dhe Bjellorusisë. Historia po përsëritet”, deklaroi Lukashenko gjatë një ceremonie në Misk.