Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ngriti të njëjtat shqetësime si Shtetet e Bashkuara të martën duke deklaruar se Kina mund të furnizojë Rusinë me armë për ta ndihmuar atë vazhdojë luftën e saj kundër Ukrainës. Duke folur pas një takimi me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, shefi i NATO tha se alenca është gjithashtu gjithnjë e më të shqetësuar se Kina mund të planifikojë të ofrojë mbështetje vdekjeprurëse ushtarake për Rusinë.