Avionët luftarakë të Polonisë dhe vendeve aleate u ngritën në fluturim mëngjesin e të premtes, pasi Rusia kreu sulme me raketa në Ukrainë. Kështu njoftoi Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura të Polonisë. “Avionët polakë dhe ata të aleatëve po operojnë në hapësirën polake, gjë që mund të rezultojë në rritjen e nivele të zhurmës, veçanërisht në pjesën jugperëndimore të vendit”, tha Komanda përmes një postimi në platformën X, që më herët njihej si Tëitter.