Protestat antiqeveritare në Serbi vazhduan edhe të premten mbrëma në disa qytete serbe. Gjatë protestave janë shënuar incidente.Në qendër të Beogradit, xhandarmëria u përplas me demonstruesit antiqeveritarë, ndërsa përleshje pati edhe në Bulevardin e Mbretit Aleksandër.Protestuesit hodhën mjete piroteknike dhe dogjën kontejnerë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe i shpërndau demonstruesit me automjete të blinduara.Gjatë protestave raportohet se pati të lënduar.Protestat antiqeveritare u organizuan si reagim ndaj sulmeve të mbështetësve të Partisë Progresive Serbe (SNS) ndaj kundërshtarëve të pushtetit në dy qytete të Vojvodinës – në Vërbas dhe Baçka Palankë – më 12 gusht.