Nata e shkuar në Banjskë të Zvecanit, ka kaluar e qetë dhe pa incidente. Drejtori i policisë së kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani konfirmoi se nuk është regjistruar gjatë natës asnjë incident atje. Por në anën tjetër, policia ka vazhduar kontrollin e automjeteve që qarkullonin në zonën e manastirit. Një ditë më parë, policia publikoi edhe pamjet e arsenalit të armëve të gjetur në Banjskë, mes të cilave, armë të kalibrave të ndryshëm, lëndë shpërthyese, municione dhe mjete logjistike për të armatosur qindra persona.