Greqia synon që të thellojë bashkëpunimin me Indinë në të gjitha fushat, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin ushtarak. Kështu deklaroi kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis gjatë takimit që mbajti në Athinë me kryeministrin Indian, Narenda Modi. Modi ndodhet në Greqi për një vizitë zyrtare. "Qëllimi është dyfishimi i tregtisë dypalëshe me Indinë," tha Kyriakos Mitsotakis.