Një anije që transportonte 22 mijë e 500 tonë naftë kontrabandë nga Rusia u bllokua në Durrës. Policia bëri sekuestrimi i saj, dokumentacionit të lundrimit të kapitenit, si dhe bllokimi i ekuipazhit që përbëhej nga 22 persona nën dyshimet se janë shkelur sanksionet e vendosura ndaj naftës ruse. Policia ka siguruar informacione në rrugë operative për një anije me flamur liberian që do të kontrabandonte një sasi shumë të madhe nafte.