Një anije naftëmbajtëse me një ngarkesë prej 650 mijë fuçish po bëhet gati të niset nga Venezuela drejt Europës, eksporti i parë prej dy vitesh nga vendi që vuan sanksionet e SHBA. Departamenti Amerikan i Shtetit u ka dërguar letra kompanisë italiane ENI dhe asaj spanjolle Repsol, ku i autorizon të rinisin pranimin e naftës bruto nga Venezuela, si një mënyrë për shlyerjen e borxheve të papaguara nga vendi anëtar i OPEC-ut.