Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në Europë dhe në botë kur matet me fuqinë blerëse të qytetarëve. Në një takim me ekspertë të çështjes së karburanteve, Berisha tha sot shqiptarët po paguajnë deri në 7 herë më shumë nga të ardhurat e tyre ditore për karburant krahasuar me vende si Gjermania apo Zvicra.